Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

15 July 2011

PARANDALOHEN 2 RASTE TENTIM KONTRABANDE NE AEROPOR

Prishtinë, në degën doganore të Aeroportit “Adem Jashari”, oficerët doganorë kanë zbuluar telefona mobil, USB dhe para të padeklaruara në tentim kontrabandimi gjatë tri ditëve të fundit.

 Rasti i pare me telefona mobil ka ndodhur gjatë vikendit kur një  pasagjer fizik I cili sapo kishte arritur nga Italia, është selektuar për kontroll. Pas kontrollës se valixhes, oficerët doganorë kanë zbuluar të ketë sasi të madhe të fshehur të telefonave celulare dhe USB.

Sasia e mallit te zbuluar është si në vijim:

 

  • Telefona mobil NOKIA 1800-(16cope)
  • USB2.0/256 gb(65cope)
  • USB2.0/128gb(32cope)
  • USB2.0/64gb(33cope)
  • USB DISK2.0/4gb(35cope)

Vlera totale e mallrave te kapura në tentim kontrbande është 13900 euro. Ne baze te kodit doganor dhe te akcizes, pala ne fjale ka bere kundervajtje. Malli i ndalohet dhe lenda i dergohet sektorit per Kundervajtje Doganore per zhvillimin e procedurave te metutjeshme.

Kurse sot rreth orës 14:00, në dalje pas kontrollit të pasaportave, është selektuar për kontrollë një pasagjer që udhëtonte drejt Turqisë. Pasi që është ndaluar pasagjeri është pyetur nëse ka dicka për deklarim si dhe nëse ka mjete monetare mbi 10,000 €, pala ka deklaruar verbalisht se me vete i ka rreth 8,500€. Pas kontrollit fizik në xhepat dhe në bagazhin personal të tij kemi gjetur sasinë prej 13,300 Euro ku 5,000 Euro i janë gjetur të fshehura në këpucët e tij të mbathura, respektivisht nën shtresën e fundit të tyre (nga 2,500 Euro në secilën prej tyre). Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore konform ligjit 03-L/196. Dogana ka bërë konfiskimin e 25% e sasisë totale të mjeteve monetare rasti delegohet te Gjykata për Kundërvajtje për procedurë të mëtutjeshme.

 

usb_001.jpg