Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

26 August 2021

Parandalohen 17 raste të mashtrimeve me fatura

Prishtinë 26 gusht 2021.- Njësitë e doganës parandalojnë 17 tentim mashtrime përmes faturave të manipuluara. Sektorët e specializuar të Doganës së Kosovës, në saje të një operacioni të organizuar për të luftuar mashtrimet doganore dhe kontrabandën, vetëm gjatë datës 26 Gusht, kanë arritur të zbulojnë 17 raste të mashtrimit, kryesisht në importin e veturave. Mashtrimet e dyshuara janë bërë me qëllim që të zbatohen vlera më të ulëta të pagesës së detyrimeve.

Vlen të ceket se si rrjedhojë e këtij plani janë shqiptuar 10 kundërvajtje doganore dhe janë iniciuar për hetim penal 2 raste, që kanë pasur shmangie më larta. Rastet tjera janë duke u administruar derisa të përfundohen procedurat e nevojshme të verifikimit.

Dogana e Kosovës është në dijeni për tentim mashtrimet në këtë fushë dhe kërkon nga subjektet tregtare dhe qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të përmbahen nga mashtrimet në cilëndo formë të mundshme.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Dogana Llogo