Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

03 September 2008

PARANDALIM I KONTRABANDËS

Podujevë, 01 Shtator 2008 – Rreth orës 20:45 të ditës së hëne, njësitet fleksibile antikontrabande të Shërbimit Doganor së bashku me policinë e Kosovës kane ndalur një autobotë me derivate në Milloshevë me ç’rast shoferi i kësaj autobote ka deklaruar se sasia të cilën ai ishte duke e bartur është 17500 litra naftë dhe 1000 litra benzinë dhe pas kontrollit fillestar të kryer nga oficeret e shërbimit doganor është vërtetuar se ai mall është duke u transportuar  pa asnjë dokument përcjellës mbi ngarkesën qe e barte dhe si i tille është konsideruar si tentim kontrabandimi.

Autoboti me derivatet e naftës është drejtuar për ne terminalin doganor te Podujevës deri ne përfundimin e hetimeve te mëtutjeshme nga sektori i hetuesisë se Shërbimit Doganor.