
OFICERET DOGANOR ZBULOJNE MALLRA TË KONTRABANDUARA
Lajme
13 September 2013
OFICERET DOGANOR ZBULOJNE MALLRA TË KONTRABANDUARA
Prishtinë 13 Shtator 2013 – Oficerët Doganor parandalojnë disa mallra në tentim kontrabandimi.
Mbrëmë njësitet Doganore Antikontrabandë kanë ndërmarrë një aksion me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin e Mitrovicës.
Gjatë zhvillimit të këtij aksioni, në një lokacion janë zbuluar rreth 5300 copë Gillete. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është ndalur edhe një automjet për kontroll detale, në të cilen Oficerët Doganor kanë zbuluar rreth 2000 litra derivate të Naftës.
Rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje Doganore, po ashtu edhe automjeti bartës është konfiskuar për shkak të moszhdoganimit.
