Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Publikimi i listës së mallërave për konfiskim – Shtator 2018

Lajme

17 September 2018

Publikimi i listës së mallërave për konfiskim – Shtator 2018

Të nderuar,

Në Zyren Doganore në Qendren Tranzite te Postes – në zonën industriale ka mallra të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyrë në procedurë të lejuar doganore brenda afatit  ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës.

Përmes këtij shënimi të publikuar në tabelën e shpalljeve publike të QTP dhe ZBD Interevropë,   njoftojmë të gjithë  pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune,  nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në QTP për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë  dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Në të kundërtën,  në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.

Baza ligjore:  Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109,  kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.

Në vazhdim keni listën e mallrave në procedurë të konfiskimit …

 

Dogana Llogo