
Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import
Lajme
20 December 2019
Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import
Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky Komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.03.2020.
Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.03.2020, bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe me qëllim të evitimit të pengesave afariste që mund të paraqiten gjatë importit, si dhe për të krijuar hapësirë të mjaftueshme që kërkesat e tilla për ri aplikim të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe profesionale.
Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.
Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që të shfrytëzojnë afatin deri me 31.03.2020 për të ri aplikuar dhe për tu pajisur me autorizimet e reja, ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të cekura më sipër.
Përndryshe, pas kësaj date, asnjë Vendim i nxjerr nga Komisioni për Lirime në Import gjatë vitit 2019, nuk do të prodhojë efekte juridike dhe subjektet prodhuese që nuk ri aplikojnë brenda kësaj periudhe, konsiderohen se kanë heqë dorë nga kjo e drejtë ligjore dhe për pasojë do të trajtohen si çdo subjekt tjetër ekonomik.
Komisioni për lirime në import
