
NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI
Lajme
20 February 2015
NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI
Dogana e Kosovës, me qëllim të zbatimit të nenin 11 të Ligjit Nr. 03/L-109 KDA-së dhe nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ 12/2014 mbi licencimin dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësimit në procedurat doganore, publikon këtë shprehje interesi përmes të cilit ftohen të gjithë të interesuarit që dëshiroj të pajisen me licencë për agjent doganorë të aplikojnë pranë Doganës së Kosovës.
Kriteret bazike që duhet plotësuar personi fizik për të vijuar trajnimin dhe testimin me qëllim për tu licencuar si agjent doganor janë:
1. Dëshmia mbi shkollimin e mesëm;
2. Të kaloj trajnimin dhe provimin e organizuar nga dogana për atë qëllim;
3. Të ketë së paku 6 muaj përvojë punë në fushën e çështjeve doganore.
4. Të paraqes vërtetim nga gjykata kompetente që nuk është në ndjekje penale.
5. Të prezantoj certifikate mbi gjendjen shëndetësore;
6. Të mos ketë lidhje familjare me të punësuarit e Doganës së Kosovës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret e parapara me UA të lartcekur.
Personat që kanë aplikuar do ti nënshtrohen procesit të përzgjedhjes nga Komisioni përkatës, i cili do ti hartojë listat e kandidatëve të përzgjedhur për të vijuar trajnimin sipas kohës dhe orarit të caktuar nga Dogana e Kosovës.
Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të i nënshtrohen provimit profesional nga fushat e parapara me UA.
Pas përfundimit të trajnimit dhe kalimit me sukses të provimit profesional dhe pas plotësimit të kushteve të parapara për aplikim dhe licencim, Drejtori i përgjithshëm i Doganës lëshon licencën për agjent doganor.
Afati i fundit për aplikim është data 04.03.2015, ora 15:00. Formularët për aplikim mund të merren në Drejtoritë rajonale, në Sektorin e Burimeve Njerëzore si dhe në ueb faqen e Doganës www.dogana-ks.org dhe të plotësuara mund të dorëzohen në kopje fizike tek sektori i Burimeve njerëzore ose përmes e-mail adresës: personeli@dogana-ks.org.
