Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Njësia K9 e Doganës zbulon mjete monetare gjatë tentimit për tu futur ilegalisht në Kosovë

Lajme

10 November 2023

Njësia K9 e Doganës zbulon mjete monetare gjatë tentimit për tu futur ilegalisht në Kosovë

Vërmicë 10 Nëntor 2023 Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësitë e antikontrabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove.

Në hyrje është paraqitur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë.

Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisjet e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro.

Rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa e menjëhershme e konfiskimit të  25% të  shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro. Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

IMG_7015