Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

04 July 2011

Nënshkruhet protokoll bashkëpunimi me

Prishtinë 4 korrik 2011 – Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së malit të Zi  z. Bozhidar Vuksanoviq me bashkëpunëtor patën një takim, gjatë të cilit u nënshkruar edhe protokolli SEED (për shkëmbimin e të dhënave).

 Sipas dispozitave të marrëveshjes në mes të qeverive respektive, sot dy administratat doganore bën nënshkrimin e  protokollit të bashkëpunimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave.                Qëllimi kryesor i këtij protokolli është të krijojë shkëmbim sistematik të të dhënave duke përdorur projektin e Unionit Evropian SEED. Shkëmbimi i të dhënave do të përforcojë kontrollin dhe do të ofroj ndihmë për bizneset legjitime. Pra përmes këtij sistemi do të rritet aftësia e administratave në parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e krimit të organizuar, gjithashtu do të ofrojë lehtësi në menaxhimin e riskut. Të dy administratat do të themelojnë një grup punues i cili menjëherë do të filloj implementim e praktik të këtij p protokolli.

Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon për punën qe është duke u bere nga Dogana e Kosovës në lehtësimin e tregtisë legjitime dhe anën tjetër luftimin e kontrabandës. Marrëveshjet ndërkombëtare tregojnë se Dogana e Kosovës është duke u shndërruar ne një partner të besueshëm në raport në administratat ndërkombëtare”. 

 Dogana e Kosovës deri më tani ka nënshkruar protokolle te bashkëpunimit për shkëmbim të të dhënave (SEED) me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë. 

DSC0141n.JPG