Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

13 March 2012

NËNSHKRUHET PROCEDURA STANDARDE E OPERIMIT PËR ZYR

Prishtinë, Sot në Ministrinë Punëve të Brendshme u bë nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit për zyrtarin e parë në rast. Ky protokoll ka një rëndësi të veçantë pasi për herë të parë aktiviteti i Menaxhimit të Integruar të Kufirit shtrihet përtej agjensioneve themeluese të saj (Policia, Dogana dhe Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës), pra përfshin edhe Agjensionin e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AMRK).

Koordinatori nacional njëherë edhe zëvendës ministri i punëve të brendshme z. Sasha Rashiq me këtë rast tha: “Sot bëjmë edhe një hap drejt integrimit evropian, Kjo PSO e sidomos futja e AKMRrSB në procesin e kontrolleve të integruara do të rris nivelin e sigurisë për qytetarët e Kosovës. Menaxhimi i integruar i kufirit është duke u shndërruar në një nga shtyllat kryesore drejt liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane prandaj edhe kjo procedurë i shërben këtij qëllimi”.

Koloneli Rrahman Sylejmani falënderojë të gjithë anëtarët e grupit punues për të arritjen deri tek protokolli i ri i cili trajton një çështje shumë të rëndësishme për bashkëpunimin ndër-agjensione në kuadër të kufirit shtetëror.

Drejtori i agjensionit të ushqimeve zt. Valdet Gjinovci theksoj se thellimi i bashkëpunimit në MIK ka ndihmuar AUV që të gjej mbështetje tek agjensionet, prandaj edhe kjo procedurë ndihmojnë dhe forconë agjensionet.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i doganës, Drejtori i kufirit z. Bajram Rexha kërkoj nga të agjensionet nënshkruese të protokollit që menjëherë të fillohet punën në terren respektivisht me fillimin e nivelit operativ. Kjo është procedura Standarde e Operimit e pestë e nënshkruar deri tani, kurse i pari për vitin 2012.

MIK.JPG