Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

23 October 2009

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI NDËRMJET DOGANËS, POLICISË

Në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, sot u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit trepalësh, ndërmjet Administratës Tatimorë të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës.

Pas nënshkrimit të Memorandumit Ministri i MEF, z. Ahmet Shala , tha se “ Me këtë nënshkrim kurorëzohet objektivi ynë i kahershëm për të shkëmbyer të gjitha informacionet dhe për të bashkëpunuar ngushtë në luftën kundër informalitetit dhe në  funksionimin e shtetit të Kosovës, me qëllim  që  të gjithë qytetarët të vetëdijesohen për obligimet  e tyre ligjore që kanë për pagimin e taksave dhe zbatimin e ligjeve në çdo aspekt të jetës”. Ai  më tej shtoi se “Të tri institucionet bashkërisht  do të punojnë në mbledhjen e taksave qoftë në kufi a po brenda kufirit, duke luftuar në çdo aspekt anashkalimin dhe mosrespektimin e ligjeve dhe procedurave ligjore nga taksapaguesit”.  

Ndërsa Ministri, z. Zenun Pajaziti, u shpreh se “Nënshkrimi i këtij memorandumi është aktivitet normal në  frymën e koordinimit më të mirë të këtyre institucioneve”. Gjithashtu ai shtoi se “Ky bashkëpunim është në frymën e rekomandimeve të bëra nga raporti i progresit i Bashkimit Evropian dhe për këtë  ne  do të vazhdojmë të punojmë në aktivitete, të cilat dalin si sfida para nesh, për sa i përket forcimit të efikasitetit të doganave në përgjithësi dhe menaxhimit te integruar te kufirin në fushën e sigurisë”.

Me këtë rast u bë edhe përurimi i Qendrës Nacionale të Kontrollit te Kufijve, ku Qendra Operative e Doganës se Kosovës është shndërruar në Qendrën Nacionale të Kontrollit të Kufijve, në të cilën do të punojnë  bashkërisht Dogana, Policia, dhe Agjensioni i Ushqimeve të Kosovës,  për zbatimin praktik të Menaxhimit te integruar të Kufijve.

 

test.jpg