Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

11 November 2009

NËNSHKRUHET MARREVESHJE PËR BASHKEPUNIM ME DOGANEN

 

Paris, Të martën, me date 10 Nentor, Dogana e Kosoves ka nenshkruar nje marreveshje per bashkepunim me Doganen Franceze. Marreveshja eshte nenshkruar nga ana e Drejtorit te Pergjithshem te Doganes se Republikes se Kosoves z. Naim Huruglica dhe Drejtorit te Pergjithshem te Doganes se Republikes se Frances z. Jerome Fournel, dhe ka si qellim ngritjen e bashkepunimit ne mes te dy Institucioneve, si ne fushen e shkembimit te te dhenave po ashtu edhe ne fushen e shkembimit te eksperiencave. Kjo marreveshje po ashtu besohet se do te ndihmoj ne lehtesimin e tregtise ndermejt dy vendeve, duke ju mundesuar bizneseve nga te dyja vendet lehtesira gjate aplikimit te procedurave doganore.

Kjo per Doganen e Kosoves eshte marreveshja e dyte nderkombetare e nenshkruar ne fushen e Doganave, pas asaj me Shqiperine, kurse ne proces te negociimit jane edhe 18 marreveshje tjera, me vendet partnere tregtare me Kosoven.

Si pjese e ketij procesi negociues me vendet partnere në afarizmin e jashtëm nje delegacion i Doganës së Kosovës gjatë javës së kaluar  (5 nëntor 2009)  në krye me Drejtorin e Pergjithshem gjithashtu pati takime në Ljublane te Sllovenise ku u prit nga Drejtori i Pergjithshem i Doganes Sllovene, z.Rajko Skubic me bashkepunetorë. Edhe në këtë takim u diskutua bashkëpunimi bilateral dhe mundësia e përmbylljes së marrëveshjes per bashkepunim.