Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

14 September 2012

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT DOGANOR ME

Sot më 14 shtator 2012, në Vjenë është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim bilaterale  doganore mes Kosovës dhe Austrisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës z. Huruglica dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave te Austrisë z. Andreas Schieder. Kjo Marrëveshje është një bazë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qellim luftën e përbashkët kundër kontrabandës – veçanërisht në fushën e duhanit, alkoolit dhe drogave si dhe shkëmbimin e eksperiencës ne gjitha çështjet doganore. Ne këtë takim te dyja palët u zotuan se do te lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.

Kjo është Marrëveshja e nëntë (9) ndërkombëtare qe Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera, Marrëveshje qe mundëson një lufte me efikase kundër tregtisë ilegale,krimit te organizuar dhe shkëmbimit te përvojës se ndërsjellë.

marrveshja_me_austrine.JPG