
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT DOGANOR, M
Lajme
25 June 2013
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT DOGANOR, M
Sot më 25 Qershor 2013, në Rome është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim bilateral Doganor mes Kosovës dhe Italisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës z. Huruglica dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Italisë z. GiuseppePeleggi.
Kjo Marrëveshje është një bazë për bashkëpunim juridik në çështjet doganore e cila ka për qellim luftën e përbashkët kundër kontrabandës si dhe shkëmbimin e eksperiencës në gjitha çështjet Doganore. Në këtë takim të dyja palët u zotuan se do të lehtësohet tutje tregtia ndërkufitare dhe luftimi i kontrabandës.
“Italia përfaqëson vendin e 4 si partnere tregtar e Kosovës dhe ndër shtetet strategjike të EU për luftën e përbashkët te kriminalitetit tej kufitar” – tha Huruglica i cili po qëndron ne Romë
Kjo është Marrëveshja e njëmbëdhjetë(11) ndërkombëtare që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera. Marrëveshje qe mundëson një lufte me efikase kundër tregtisë ilegale, e krimit të organizuar dhe shkëmbimit të përvojës së ndërsjellë.
