
NË VËRMICË VËRMICË U MBAJT TAKIMI I DOGANËS KOSOVA
Lajme
30 August 2013
NË VËRMICË VËRMICË U MBAJT TAKIMI I DOGANËS KOSOVA
Si rezultat I takimit të përbashkët dy Doganat u pajtuan që të themelojnë grupe punuese të përbëra nga stafi I dy Doganave ashtu që trajtohen procedurat Doganore të cilat do të ndikonin direkt në thjeshtësimin e mëtejmë të procedurave të importi dhe eksportit të mallrave.
Prishtinë 30 Gusht 2013 – Sot në pikën kufitare Vërmicë është mbajtur një takim I përbashkët i dy administratave Doganore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ushtruesi I detyrës së drejtorit të përgjithshëm z. Lulzim Rafuna priti sot zëvendës drejtorin e Doganës së Shqipërisë z.Gëzim Demushi me bashkëpunëtor.
Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi vërehet edhe zhvillimi I bizneseve në të dy vendet. Vetëm gjatë këtij gjashtë mujori importi I Shqipërisë është rritur me 30% kurse edhe eksporti Kosovar në Shqipëri është rritur me 11%. Temë tjetër ishin edhe informimi lidhur me implementimin e procedurave te reja nga Dogana e Kosovës.
Sa I përket çështjes së importit përmes terminaleve doganore z. Rafuna tha se “Dogana e Kosovës nuk ka vendosur ndonjë taksë shtesë e cila duhet të paguhet, por se Dogana e Kosovës ka lëvizur nga zhdoganimet në kufi në zhdoganime të brendshme e cila është edhe një praktikë evropiane e cila zbatohet në të gjitha vendet evropiane dhe rajonale e që gjithashtu është kërkesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi (MSA) dhe procesit të liberalizimit të vizave”.
Zt. Demushi tha se edhe pala shqiptare është falënderuese dhe është e gatshme të bashkëpunojë për krijimin e lehtësirave doganore në kuadër të ligjeve respektove.”
