Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

02 March 2013

NË HAN TË ELEZIT KAPEN PËRSËRI 4 SHTETAS TË HUAJ G

Hani i elezit 2 mars 2013, – Dje në orët e pasdites, oficerët doganor kanë ndaluar një grup prej 4
shtetasve te huaj, qe permes nje ngarkese komerciale, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë.

Gjatë procedurë së zhdoganimit të mallrave nga një kompani kosovare e cila importonte mallra
nga Turqia, oficerët doganor arritën të gjenin të fshehur brenda maunës katër shtetasit e huaj,
qe te gjithe me origjine nga vendet aziatike. Pas zbulimit menjëherë është thirrur Policia e Kosoves, e cila e ka marr rastin përsipër dhe ka
bërë arrestimin e katër personave.

Ky është rasti i dytë i zbulimit te tentimit te hyrjeve ilegale te personave brenda javes, pasi
tri dite me heret ishte parandaluar hyrja e tre personave te tjere, ne nje menyre identike te
transportit.

Dogana ka intensifikuar kontrollat, pasi që janë rritur dyshimet se bëhet fjalë për një rrjet të
organizuar të kontrabandës me njerëz, qe tentojne te shfrytezojne Kosoven si vend transit.

KLANDESTINET_001_1_small.jpg