Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

16 October 2008

NDALOHEN MBI 100 AUTOBOTE ME DERIVATE TË NAFTËS

Hani i Elezit 16 Tetor 2008.- Shërbimi Doganor pas pranimit të udhëzimit nga  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Inspektorati i MTI-së ka ndaluar importin e një numri mjaft të madh të autoboteve të ngarkuara me derivate të naftës. Kjo ndalesë është aplikuar pasi që kualiteti i naftës dhe derivateve të saj nuk është brenda parametrave të Udhëzimit Administrativ, të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nr. 2006/16 PËR CILËSINË E DERIVATEVE TË NAFTËS NË KOSOVË.

Sipas ligjit të gjitha importet e naftës duhet të plotësojnë kriteret e cilësisë së naftës të paraparë me këtë Udhëzim Administrativ. Deri më tani në pikën kufitare në Han të Elezit janë të ndaluara afro 100 autobote dhe 10 vagon të trenit. Të gjitha këto importe të bllokuara kanë poseduar deklaratën e konformitetit me vlera më të ulëta se sa që është paraparë në Udhëzimin Administrativ.

Shërbimi Doganor ka urdhëruar të gjithë importuesit që konform legjislacionit doganor të bëjnë kthimin e këtyre cisternave mbrapa tek furnitori, përndryshe pas përfundimit të afatit ligjor të gjitha këto autobote do t’i nënshtrohen konfiskimit.