Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

19 March 2012

NDALOHEN 512 LITRA NAFTE NE TENTIM KONTRABANDIMI

Prishtinë 19 mars 2012 – Në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, Oficerë Doganorë të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zbuluar sasi të derivateve të naftës në tentim kontrabandimi.

Gjatë operimit të përbashkët në kuadër të Task Force, Oficeret Doganore kanë kanë vërejtur veturën e llojit Ford Eskord si të dyshuar, tek po parkohet afër një pompe të benzines në afërsi të Vushtrrisë.

Veturës së lartë cekur i është ushtruar kontroll detal, ku Oficeret Doganorë kanë zbuluar 32 bidone të derivateve të naftes,  me qëllim kontrabandimi.

Sasia e naftes se zbuluar gjithëj është 512 litra, me c’rast kjo sasi është konfiskuar, gjithashtu edhe vetura është ndal përkohësisht. I tëre rasti i është dorëzuar sektorit për Kundërvajtje Doganore deri ne përfundim te procedures se rregullt.

 

Bidonat.JPG