Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

16 June 2009

NDALOHEN 41 KG ARI NË PRISHTINË DHE GJILAN

 

 

Prishtinë – Gjilan, 15 qershor 2009, Dje Dogana e Kosovës ka zhvilluar operacion të gjerë me qëllim të kontrollit të veprimtarive tregtare që merren me shitblerje të Arit & Argjendit. Operacioni ka qenë i fokusuar në dy qytete, respektivisht në Prishtinë dhe Gjilan. Në këtë operacion kanë marr pjesë një numër I madh I oficerëve doganor të  cilët gjithahstu janë mbështetur nga  Policisë e Kosovës.

Me ketë rast në Prishtinë janë kontrolluar një numër i madh i artarive kurse nga 10 artari janë ndaluar përkohsisht sasia e mëposhtme:

  •       Ari 27.480 gr;

Ne qytetin e Gjilanit janë ndaluar përkohësisht nga 17 artari sasia e mëposhtme:

  •       Ari 14.105 gr;
  •       Argjend 2.630 gr; dhe
  •       Elmaz 0,315.2 gr

Sasia totale e ndaluar përkohësisht është mbi 44 kilogram, kjo është bërë pasi që pronarët e dyqaneve nuk kanë arritur të dëshmojnë se tagrat doganore janë të paguara për këtë sasisë të importuar.

 

ARI.JPG