
NDALIMET DHE KUFIZIMET
Si të IMP/EXP & Ndalesa dhe kufizime
24 January 2022
NDALIMET DHE KUFIZIMET
I. Armët
Lejohen hyrjet dhe daljet në territorin e Republikës së Kosovës të armëve të kategorive respektive, të municioneve të tyre, për veprimtarinë e tregtimit, importit, eksportit, të gjuetisë, qitjes sportive, vetëm me autorizim (licence, leje) të lëshuar nga organi përgjegjës i Ministrisë se Punëve te Brendshme/ Divizionit për Armë, Municion dhe Eksplozivë (DAME).
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. Ligjit Nr. 05/L -022 “Për armët” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij dhe legjislacionet tjetër ne fuqi, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: https://mpb.rks-gov.net/f/73/Divizionit-per-Arme,-Municion-dhe-Eksplozive
II. Mallrat Strategjike (ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë)
Mallrat strategjike “Mallrat ushtarakë dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë janë ato mallra, lista e të cilave është miratuar me Vendim te Qeverise “Për miratimin e listës së përditësuar të mallrave ushtarake dhe të listës të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare”, lista këto te nxjerra ne zbatim te Ligjit nr. 04/l-198 për tregtinë e mallrave strategjike.
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e të Ligjit nr. 04/l-198 për tregtinë e mallrave strategjike dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike (DKTMS) https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,41
III. Masat kufizuese ndërkombëtare
Masat kufizuese ndërkombëtare (sanksionet) janë instrumente të natyrës diplomatike ose ekonomike që synojnë të ndryshojnë aktivitete ose politika të tilla si shkelje të së drejtës ndërkombëtare ose të të drejtave të njeriut, ose politika që nuk respektojnë sundimin e ligjit ose parimet demokratike. Këto masa kufizuese aplikohen ne Republikën e Kosovës ne zbatim ne baze te Ligji nr. 03/l-183 për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe legjislacionit tjetër ne fuqi. Zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare specifikohet dhe ndryshohet me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përcaktojnë se cilat sanksione zbatohen, kufizimet kohore për zbatimin sanksioneve të tilla, kushtet, heqjen e mundshme dhe entitetet ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme mban një bazë të dhënash ( lista e entiteteve, personave etj ndaj të cilave zbatohen sanksionet ndërkombëtare), nxjerr udhëzime dhe përditëson një pasqyrë të regjimeve të sanksioneve.
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e Ligji nr. 03/l-183 për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe akteve nënligjore në zbatim të tij dhe legjislacionet tjetër ne fuqi, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: MPJD /Departamenti për NATO dhe Politika të Sigurisë https://www.mfa-ks.net/ministria/531/departmanti-pr-nato-dhe-politika-t-siguris/531
IV. Lëndët narkotike dhe psikotrope
Importi i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale rregullohet me Ligjin nr Nr. 02/L-128 “për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë”, Për importimin e këtyre produkteve kërkohet licenca valide për import.
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e të Ligjin nr Nr. 02/L-128 “për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë”, dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) http://www.akppm.com/Departments/SingleDepartment/licensing
V. Ndalimet dhe Kufizimet tjera:
Për ndalesat, kufizim e tjera te parapara me legjislacionin ne fuqi për te cilat Dogana e Kosovës/ Strukturat respektive për Mallrat që i nënshtrohen Ndalimeve dhe Kufizimeve kryen monitorim sistematik të akteve normative që rregullojnë zbatimin e procedurave doganore me mallra produkte dhe produkte të rrezikshme, vendosja në treg e të cilave është e ndaluar dhe që paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe. sigurinë, speciet e egra dhe speciet rreptësishtë të mbrojtura të bimëve dhe kafshëve, mallrat kulturore dhe mallrat e tjera që i nënshtrohen ndalimit dhe kufizimeve, zona e hyrjes, sasia, trafiku ndërkufitar dhe lëvizja gjatë dhe menaxhimi i mbetjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, etj.
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit ne fuqi për keto ndalesa dhe kufizime, dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: SMTP:Tarifa@dogana-ks.org : https://gzk.rks-gov.net/