
MINISTRI SHALA SHPËRNDAN çERTIFIKATA PËR OFICERËT
Lajme
31 October 2008
MINISTRI SHALA SHPËRNDAN çERTIFIKATA PËR OFICERËT
Prishtinë 31 Tetor 2008 – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, është bërë çertifikimi i Oficerëve të rinjë Doganor nga komuniteti serb.
Pasi kanë vijuar një trajnim 6 javorë në Doganë, 16 doganierët serb sot janë pajisur me çertifikatat përkatëse, të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Naim Huruglica.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast i pranishëm ishte edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, i cili njëherësh ka bërë shpërndarjen e çertifikatave për Oficerët e rinjë.
Dogana e Kosovës, konsideron se përfshirja e pjesëtarëve të pakicës serbe në këtë institucion është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave që përcaktojnë kuotat për inkuadrimin e pakicave në institucionet e Kosovës.
Kjo njëherësh dëshmon përkushtimin e Doganës, që brenda vetës, të përfshijë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
