Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së drejtori të përgjithshëm

Lajme

09 February 2017

Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së drejtori të përgjithshëm

Prishtinë 9 shkurt 2017 – sot në drejtorin e Doganës u mbajt ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm nga U.D. Fahri Gashi tek drejtori i ri i përgjithshëm z. Bahri Berisha.

Gjatë pranim dorëzimit të detyrës Ministri I financave z. Hoti theksoj “Është përzgjedhur drejtori i ri i Doganës i cili ka përvojë të jashtëzakonshme në Doganë prej ditëve të para . Më vjen mirë që të gjitha reagimet kanë qenë pozitive si nga zyrtarë doganorë, si nga stafi, si nga shoqëria civile si nga bizneset për këtë përzgjedhje që kemi bërë dhe emërimin që ka bërë kryeministri për Bahri Berishën, me një proces që besoj ka vendosur standarde të larta në mënyrë se si emërohen njerëzit në pozita të larta drejtuese nëpër institucione të vendit. Ne nga dogana presim që të mbledh 1 miliardë e 108 milionë euro, duke arritur rekord të të hyrave nga ky institucion.”

Nga ana tjetër drejtori I sapo zgjedhur z. Bahri Berisha theksoi se “Për mua kjo sot nuk është privilegj që kam marrë një detyrë të re , por është një përgjegjësi që e kam marrë me drejtuar një institucion drejt arritjes së objektivave në mbrojtje të shoqërisë dhe ekonomisë në përgjithësi. Unë do të vazhdojë një rrugë e cila është ndërtuar tash e sa vite  në ndërtimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve të Doganës”.

dsc06596