Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Masat nga dogana për lehtësimin e qarkullimit të bashkatdhetarëve

Lajme

18 July 2018

Masat nga dogana për lehtësimin e qarkullimit të bashkatdhetarëve

Prishtine 18 korrik 2018, – Duke marr marrë për bazë objektivat e  Doganës se Kosovës  lidhur me krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe profesionale me rastin e aplikimit te procedurave doganore, si në procedurën e zhdoganimit te mallrave ,ashtu edhe me rastin e kalimit të mallrave dhe udhëtarëve përmes Pikave te Kalimit Kufitar, duke u nisur gjithnjë edhe nga praktikat që tani ka krijuar Dogana e Kosovës në raport me trajtimin e bashkatdhetarëve dhe kryerjen e procedurave nga fushë-veprimtaria doganore.

Në zbatim të pikave të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës NR. 06-R-12 datë 06.07.2018 e aplikueshme  për periudhën 15 korrik 2018 deri me 15 shtator 2018, Udhëzohet i gjithë stafi operativ i Doganës së Kosovës që operon në kuadër të pike kalimeve  që  me rastin kryerjes se detyrave te punës, ushtrimin e mandatit tyre te përcaktuar me ligj ta bëjnë ne frymën  e Rezolutës se Kuvendit te Republikës se Kosovës  nr. 06-R-12 dt 06.07.2018.

Ne lidhje me këtë secili zyrtarë doganor duhet te përkujdeset qe :

  • I gjithë procesi i punës te zhvillohet shpejt duke treguar azhuritet në kryerjen e procedurave te rregullta kufitare
  • Te gjithë personat qe qarkullojnë përmes PKK, ne veçanti  bashkatdhetarët tanë të trajtohen në mënyrë profesionale.
  • Udhëheqësit e PKK duhet te përkujdesen qe përmes menaxhimit  me efiqiencë te   rrezikut te reduktojnë ne maksimum  procedurat e përditshme të kontrollit ;
  • Rastet kur bashkatdhetarët bartin me vete mallra, te vlerësohen shpjet dhe ne mënyrë te drejtë. Në rastet e veçanta dhe sipas diskrecionit ligjor të merret vendim  lidhur me trajtimin e tyre  pa shkaktuar situata të cilat pengojnë qarkullimin dhe lehtësimin e lëvizjes se  mallrave dhe udhëtareve
Dogana Llogo