Lajme
10 June 2011
Lojërat e Fatit
Qeveria e Republikës se Kosovës ka nxjerr vendimin nr.03/13 date 29.04.2011 (i cili zbatohet nga data 30.05.2011) për caktimin e normës se akcizës ne Lojëra te Fatit , për zbatimin e këtij vendimi obligohet Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës informon subjektet qe mirën me këtë veprimtari se janë te obliguar qe ti përmbahen vendimit 03/13 date 29.04.2011:
- Pagesa duhet te kryhet jo me vone se ne ditën e 10 (dhjete) te muajit vijues për periudhën paraprake , ashtu siç janë cekur normat e pagesës ne Vendimin e Qeveris nr.03/13 date 29.04.2011, duke pasur parasysh se zbatimi i këtij vendimi fillon nga 30.05.2011 pagesa e pare duhet te kryhet me se largu me date 10.07.2011
- Pagesa mund te kryhet ne Bankat Komerciale qe zhvillojnë aktivitet ne Republikën e Kosovës,
- Mosrespektimi i këtij vendimi dhe vonesa ne pagesë tërheq sanksione duke u bazuar ne Dispozitat ligjore ne fuqi,
- Ne Doganën e Kosovës do te lëshohet URDHERPAGESA ne emër te subjektit se bashku me Formuluarin qe specifikon llojin e taksës akcizore qe është kalkuluar dhe qe te dyja do ti dërgohen subjektit me Poste me se largu deri ne ditën e 5 te muajit ne vijim ose te njëjtat mund ti mere përfaqësuesi i subjektit ne zyrën e Doganës ne Prishtine – Pejton,
Informatën e gjeni ne adresën elektronike www.dogana.rks-gov.net
