Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Kryeministri Mustafa viziton Doganën dhe lanson sistemin e ri të eksportit

Lajme

22 March 2016

Kryeministri Mustafa viziton Doganën dhe lanson sistemin e ri të eksportit

 

Prishtinë 21 mars 2016 – Sot kryeministri i Republikës së Kosovës vizitoi Doganën e Kosovës ku edhe bëri lansimin e sistemit të ri i cili mundëson uljen e kohës së eksportit dhe iu bën të mundshme eksportuesve që direkt nga depot e tyre të dërgojnë mallrat tek pranuesi i tyre në shtetet e tjera.

 

Në këtë takim përveç kryeministrit z. Mustafa, morën pjesë Ministri i financave z. Hoti, Ministrja e tregtisë dhe industrisë znj. Bajrami, z. Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, z. Samir Krasniqi nga Oda Kosovaro-Gjermane, Afrim Panxha nga Klubi i prodhuesve të Kosovës.

 

Fillimisht drejtori i përgjithshëm  informoj kryeministrin lidhur me të arriturat e Doganës gjatë vitit të kaluar si dhe fillimin e vitit 2016. Drejtori Rafuna theksoi se “Dogana gjatë vitit 2015 ka arritur që të siguroj të hyrat e nevojshme për buxhetin e Kosovës duke tejkaluar projeksionet dhe mbledhur për herë të parë mbi 950 milion euro, derisa fillimi i vitit 2016 tregon për rritje të hyrave në lartësinë prej 27% më shumë se vitin e kaluar. Lansimi i këtij sistemit të do të ndihmojmë eksportin me theks të veçantë  prodhimin vendor, duke eliminuar barrierat e fundit për një eksport sa më të lehtë në vendet tjera.

 

Pas takimit Kryeministri i Republikës së Kosovës aktivizoi sistemin e ri ku edhe dërgesa e parë e eksporti përmes këtij sistemi kaloi kufirin përmes pikës doganore të Vërmicës në kufi me Shqipërinë.

 

Kryeministri z. Mustafa theksoi se “Unë vërtetë kisha kënaqësinë sot që të marrë pjesë në inaugurimin e një qendre të rëndësishme e cila do të thjeshtëzoi procedurat e doganimit, dhe po ashtu do të rris efiçencën dhe do të ulë shpenzimet e kohës dhe të parave që i kanë pasur bizneset tona lidhur me këtë. Një organizim shumë i mirë i drejtorisë së doganave dhe për një performancë që po tregon edhe kjo drejtori edhe Ministria e Financave gjatë periudhës së kaluar dhe të këtë vit, sepse ne kemi pasur rritje të të hyrave në kufi edhe vitin e kaluar mbi parashikimet. Kemi po ashtu edhe këtë vit të hyra të cilat i kapërcejnë parashikimet, gjë që është një sinjal shumë i mirë se kemi aktivitete ekonomike, por po ashtu se kemi një organizim shumë më të mirë në mënyrë që të ulim të gjithë evazionin fiskal me të cilin jemi ballafaquar ne gjatë kësaj periudhe kohore. Përpos kësaj po punohet mjaft shumë që të mbrohen konsumatorët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nga importimi i mallrave të dyshimta, të rritet transparenca në eksport dhe në import, dhe që kjo fushë, e cila është fushë shumë e rëndësishme për ne, fusha fiskale të jetë e suksesshme. Unë shfrytëzoi rastin që të përgëzoj Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Doganave për këtë punë që e kanë bërë, dhe po ashtu të kërkojmë edhe përkrahjen e juaj që kjo të popullarizohet sa më shumë në mënyrë që qytetarët ta shtojnë besimin e tyre në këto organe”.

 

DSC06249_187699.JPG