
Kryeministri Kurti viziton Doganën e Kosovës
Lajme
12 August 2022
Kryeministri Kurti viziton Doganën e Kosovës
Prishtinë 12 gusht 2022 Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu me bashkëpuntor sot priti në vizitë zyrtare Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Kurti si dhe Ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati
Pas takimit Kryeministri Kurti theksoj “jam i kënaqur që patëm një vizitë në Dogana e Kosovës dhe kjo vizitë është mirënjohje dhe falënderim për udhëheqjen e Doganës. Policia dhe Dogana janë thelbi i sigurisë së shtetit tonë. Të hyrat doganore janë rritur me 14 % krahasuar me vitin e kaluar, vjet kishim 2 milionë euro konfiskime ndërsa këtë vit kemi pesë milionë euro. Edhe besueshmëria tek qytetarët për Doganën është rritur”.
Derisa nga ana tjetër Ministri Murati falenderojë oficerët doganor duke theksuar se ”Konfiskimet tashmë janë bërë çështje pothuajse të përditshme, derisa në të kaluarën rrallë herë është dëgjuar për to. Kjo është mesazh për ata që provojnë kontrabandën. Është mesazh që tashmë nuk është e mundshme një gjë e tillë dhe kushton shumë më shtrenjtë sesa të kalojnë në kanalet zyrtare. Për këtë falënderoj ekipin që është e angazhuar drejtpërdrejtë në luftën ndaj kontrabandës në Doganën e Kosovës”
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu “Ne e njoftuam kryeministrin se Dogana vazhdon të ketë performancë më të mirë se vitin e kaluar, ku këtë vit kemi të hyra 14 për qind më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu e njoftuam për rezultatin në mbrojtje të shoqërisë”




