
KONFISKOHET ARGJEND DHE PAJISJET PËR NJË PUNTORI I
Lajme
15 October 2012
KONFISKOHET ARGJEND DHE PAJISJET PËR NJË PUNTORI I
Sot rreth orës 12:00 në Arritje me fluturimin nga nga Stambolli (Turqi), oficerët e Doganës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të materialit për përpunim e argjentit dhe argjent në bagazhin e një udhëtari. Udhëtari i lartëcekur ka hyrë në kanalin e gjelbërt dhe është selektuar për kontrollë përmes skanerit. Skeneri ka dhënë indikacione për mallra të fshehura në bagazhin e udhëtarit pas hapjes së valigjeve sipas imazheve të krijuara nga skaneri oficerët doganor kanë arritur të gjenin mallrat e padeklaruara. Mallrat e gjetura janë si në vijim: |
Kallëpe (shabllona nga plastika) për unaza – 34 copë; Unaza të argjentit të pafinalizuara – 500 Gram ( pesëqind gram) ; Pjesë të epërme për unaza nga bronzi – 1,900 Gram ( një kilogram e Gurë nga mermeri për unaza- 1,400 Grtam (një kilogram e katërqind gram); Gurë nga qelqi për unaza – 180 gram ( njëqind e tetëdhjetë gram); Gurë për unaza nga sintetika – 50 gram( pesëdhjetë gram); Gurë zirkoni për unaza – 10 gram ( dhjetë gram); Pastë për lustrim të argjentit – 2 copë ( nga 200 gram secila); Pastë për lustrim të argjentit – 2 copë ( nga 1 kg secila); Lëndë e parë – Zink 4,500 Gram ( Katër kilogram e pesëqind gram); si dhe Pajisje pune të përdorura për argjentari ( pincet 1 copë ; Gërshërë për metal 1 copë ; brushë metalike 1 copë; Shpuese metalike Enë metalike për shkrirjen e arit dhe argjentit 1 copë ; shkopinj druri 8 copë dhe skallpera 18 copa. Meqenëse pala nuk ka poseduar faturën me vete , vlerën e mallit nuk është mundur të përcaktohet.. Tërë sasia është konfisfuar si dhe personi me këtë rast ka bërë kundervajtje doganore sipas nenit 250 pika 1 të Kodit Doganor dhe Akcizes. |
