
KONFISKOHET ALKOOL PA BANDEROLA
Lajme
19 January 2010
KONFISKOHET ALKOOL PA BANDEROLA
Prishtinë 19 janar 2010, gjatë dy ditëve të fundit Dogana e
Kosovës ka konfiskuar sasi të pijeve alkoolike pa banderola.
Dogana e Kosovës ka vazhduar akcionin nëpër kompani të
ndryshme për të verifikuar banderolat në pijet alkoolike. Gjatë
kontrollit të ushtruar dy ditëve të fundit, në rajonin e Mitrovicës dhe
Gjilanit, njësit tona kanë zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderola të
falsifikuara, pije alkoolike pa origjin etj. E tërë sasia e zbuluar është
konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimin e banderolave dhe prodhimin e këtyre
pijeve alkoolike janë duke vazhduar.
Sasia në tërësi e alkoolit të konfiskuar ishte rreth
650 shishe në paketim 0.7 l, të llojeve të ndryshme
Aksioni i tille ende është duke u zhvilluar përfshirë
teritorin e Kosovës, andaj Dogana e Kosovës i bënë thirrje të gjithë qytetarëve
të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç që
shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosoves gjithashtu janë të prodhuara
ilegalisht dhe në menyrë të pakontrolluar.