Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

08 April 2010

KONFISKOHEN RRETH 100KG SUBSTANCA NARKOTIKE, KATËR

Prishtinë 8 Prill 2010, – Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion kundër krimit të organizuar, qe ka rezultuar në kapjen e disa personave që dyshohej të  merreshin me  veprimtari kundërligjore duke kryer veprat penale të kontrabandimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Operacioni fillimisht është zhvilluar me 7 prill 2010 në rajonin e Podujevës, më pas I njejti rast  ka vazhduar me 8 prill 2010 në rajonin e Gjakovës. Përfundimisht janë arrestuar katër persona të dyshuar në këtë operacion

Gjatë këtij operacioni nga Dogana e Kosovës, dhe Policia e Kosovës janë sekuestruar:

         Rreth 100 kg substancë narkotike e llojit Marihuane
•        Një pushkë automatike AK-47
•        Një pushkë gjuetie
•        Një armë skorpion,
•        Një revole dhe një sasi municioni
•        Një automjet kombi me targa të Hungarisë – pronë e shtetasit të Hungarisë me të cilën transportohej lënda narkotike dhe
•        Katër telefona celularë të cilët dyshohet të jenë përdorur në aktivitete të dyshuara

Ky rast është hetuar në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, lënda narkotike ka ardhur nga Shqiperia në Kosovë, e cila dyshohet se do të transportohej për në Gjermani.