
KONFISKOHEN PIJE ENERGJIKE RED BULL TE KONTRABANDU
Lajme
03 April 2009
KONFISKOHEN PIJE ENERGJIKE RED BULL TE KONTRABANDU
Ferizaj 2 Prill 2009 – Sot në rajonin e Ferizajit njësitë anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me inspektor të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion për konfiskimin e pijeve ilegale të cilan kanë depërtuar ilegalisht në tregjet Kosovare.
Pas hetimeve të marra është vërejtur se në treg ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke iu shmangur obligimeve Doganore dhe kontrollit sanitar.
Aksioni ishte i fokusuar në dy lokacione ku besohej të ketë pasur sasi të konsiderueshme të importeve ilegale.
Gjatë bastisjes së një depoje të pijeve, kontrollet kanë rezultuar me zbulimin e 192 copë pije energjike Red Bull, Ndërsa në lokacionin tjetër po ashtu pije energjike Red Bull 1080 copë.
Gjatë këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar, gjithësej sasia e konfiskuar e pijeve energjike Red Bull ishte 1272 copë
Ky aksion do të vazhdojë edhe në rajonet tjera ku dyshohet se ka mallëra të cilat iu kanë shmangur pagesës së taksave doganore.
