
KONFISKOHEN PIJE ALKOOLIKE TE KONTRABANDUARA
Lajme
24 December 2009
KONFISKOHEN PIJE ALKOOLIKE TE KONTRABANDUARA
Prishtinë 23 dhjetor 2009
Gjatë dy ditëve të fundit Dogana e Kosovës
ka ushtruar kontrolle tek disa kompani në rajonin e Prishtinës për të
verifikuar banderolat në pijet alkoolike.
Gjatë kontrollit të ushtruar njësit tona kanë
zbuluar sasi të pijeve alkoolike me banderolë të falsifikuara, pije alkoolik pa
origjinë etj. E gjithë sasia është konfiskuar kurse hetimet mbi falsifikimi e
banderolave dhe prodhimin e këtyre pije alkoolike janë duke vazhduar.
Sasia e alkoolit dhe verëra të llojeve të
ndryshme janë në tërësi e konfiskuar kap vlerën mbi 15.000 €.
Edhe gjatë ditës së sotme janë duke u zhvilluar
kontrolle tek disa kompani tjera ku ka pasur edhe konfiskime, këto aksione do
të vazhdojnë.
Dogana e Kosovës i bën thirrje të gjithë
qytetarëve të Kosovë të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola sepse përveç
që shkaktojnë humbje në taksa për buxhetin e Kosovës gjithashtu janë të
prodhuara ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar.
