
KONFISKOHEN MEDIKAMENTE TË KONTRABANDUARA
Lajme
26 January 2009
KONFISKOHEN MEDIKAMENTE TË KONTRABANDUARA
Merdare 25 janar 2009- Rreth ores 19:30 në Pikëkalimin Kufitar Merdare Oficerët Doganor kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të medikamenteve. Pas kontrollit detal të një automjeti që kalonte këtë pikë kufitare, oficerë tonë kanë gjetur rreth 667 pako me medikamente rreth 26 lloje të ndryshme të cilat kishin qenë të fshehura në dyert e automjetit (pas mbulesave të dyerve) si dhe një sasi nën ulësen e pasme të automjetit.
Pasi janë zbuluar medikamentet e fshehura janë gjetur edhe dokumente si: çertifikata e rexhistrimit të biznesit, libër i shitjes, libër i blerjes, dhe 26 faktura të ndryshme.
Kjo sasi e mallit është konfiskuar, automjeti është ndalur dhe gjendet nën mbikqyrjen doganore deri në përfundimin e procedurave lidhur me këtë rast
Medikamente te kontrabanduara>>>
