Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

12 March 2012

KONFISKOHEN MBI DHJETË KILOGRAM SUBSTANCË NARKOTIK

 Me 10.03.2012, rreth 09:30, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës ka ardhur autobusi i tipit DAF, de 33, ngjyre jeshile, në të cilin ndodheshin udhëtarë që po vinin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga Policia dhe Doganat e Kosovës, në autobus janë gjetur dhe konfiskuar 10 kilogram e 515 gram të substancës narkotike e dyshuar e llojit Marihuan si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar  për Blerje, shitje, shpërndarje dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike

Për hetime të mëtutjeshme në vendngjarje kane dalë Njësia për Hetimin e Narkotikëve si dhe Prokurori Publik i Qarkut dhe njësia e krim teknikes.

Nga hetimet preliminare në vend të ngjarjes hetuesit policor në bazë të informacioneve dhe verifikimeve të bëra dyshojnë se ngasësi i autobusit dhe shoqëruesi i tij edhe në të kaluarën kanë pasur raste të tilla të kontrabandës me Marihuane dhe me arme e municion.

 Me autorizim të Prokurorit Publik të Qarkut të dyshuarit Lazim D. (1955) dhe Roland J. (1971) janë ndaluar ne Polici për hetime të mëtutjeshme.

untitled.bmp