
KONFISKOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA
Lajme
02 December 2009
KONFISKOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA
Prishtinë 01 dhjetor 2009 –njësitë anti-kontrabandë të Doganës, dje kanë zhvilluar operacion për kontroll të veprimtarive të dyshuara për posedimin e pijeve të ndryshme të kontrabanduara në territorin e Kosovës. Pas hetimeve që janë ndërmarrë është vërejtur se në treg ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke u shmangur obligimeve doganore.
Aksioni ishte fokusuar në tri qytete ku besohej se ka pasur sasi më të madhe të importeve ilegale. Fillimisht në rajonin e Prishtinës ku janë ushtruar kontrolle kundër kompanive për të cilat janë dyshuar se kanë bërë tregtim kontrabandë ku kontrollet kanë rezultuar me zbulimin e pijeve të gazuara, lengje pemësh- si dhe pije energjike Red Bull, gjithashtu gjatë aksionit në Prishtinë janë zbuluar edhe cigare pa banderola. Aksioni më pas ka vazhduar me kontrollet në rajonin e Podujevës dhe Vushtrisë ku janë kontrolluar kompanitë e dyshuara dhe njëkohësisht janë konfiskuar pije të ndryshme.
Gjate këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar, gjithsej sasia e konfiskuar e pijeve jo-alkoolike dhe alkoolike është rreth 1500 litra. Ky aksion do të vazhdojë edhe në rajonet tjera ku dyshohet se ka mallëra të cilat iu kanë shmangur pagesës së taksave doganore. Dogana bën ftesë të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë rastet e dyshimta të kontrabandës në numrin kujdestar 038 500 095.