
KONFISKOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA NË BRENDI DHE
Lajme
16 March 2011
KONFISKOHEN MALLRA TË KONTRABANDUARA NË BRENDI DHE
Prishtine 16 mars 2011- Dje në pikalimin kufitar të Vermicës, Dogana e Kosovës ka zbuluar 1,7 kg argjentë. Automjeti i tipit Audi A6 (karvan) me targa Shqipërisë dhe drejtohej nga një shtetas kosovar. Gjatë kontrollimit detal te automjetit te lartpërmendur, në brendi të automjetit te ulëset mbrapa, më saktë te vendi i ndihmës së parë (i cili vend shërben edhe si mbajtës dore), kemi gjetur tre paketime me argjend te cilat pala nuk i ka deklaruar.
Pas matjeve sasia e saktë ka qenë 1.715 gr ( një kilogram e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gram). Malli është konfiskuar dhe është plombuar, derisa rasti i referohet sektorit për kundërvajtje doganore.
Gjithashtu dje pasdite Dogana e Kosoves ka ndërmarr aksion një operacion kontrolli ne tre barnatore qe gjenden ne oborrin e QKUK-së. Gjatë kontrolles ne dy barnatore kemi hasur ne medikamente pa banderola ndërsa ne barnatoren e tretë nuk kemi hasur ne ndonjë parregullsi.
Është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikamenteve te prodhuesit “Galenika” nga Serbia dhe te prodhuesi”Jugoremedia” po ashtu nga shteti i Serbisë, sasia e përgjithshme e konfiskuar është:
- 933 njësi, lloje te ndryshme te barërave.
- 270 njësi ampula te prodhuesve te ndryshëm dhe
- 18 copë pajisje parafarmacie, te gjitha këto pa dokumente (fatura) për prejardhjen mallit.
Dogana e Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollës kishte ftuar edhe inspektoriatin e AKPM-se që asistoi në identifikimin e produkteve te pa licencuara. Pas përfundimit të kontrollës barnat iu dorëzuan AKPM-së.