
Konfiskohen mallra me vlerë 10.000 euro në vazhdimin e aksionit
Lajme
14 September 2023
Konfiskohen mallra me vlerë 10.000 euro në vazhdimin e aksionit
Prishtinë 14 shtator 2023, Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vërmicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.
Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar. Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro. Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky sukses i Doganës së Kosovës dëshmon një herë tjetër përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktivitete ilegale.
Linku për rastin e mëhershëm: https://dogana.rks-gov.net/parandalohet-kontrabanda-ne-vermice/
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.



