
KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROLË NË REGJIONIN E FER
Lajme
05 December 2008
KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROLË NË REGJIONIN E FER
Ferizaj 4 dhjetor 2008, sot në regjionin e Ferizajit, respektivisht në fshatin Komogllavë dhe Gërlicë pas një operacioni të organizuar nga Njësit e Doganës së Kosovës janë konfiskuar sasi të konsiderueshme e cigareve pa banderolë. Pas dyshimeve të Doganës për tregti me duhan pa banderola, njësitet e Doganës me leje te Prokurorit publik dhe me asistence te Policisë se Kosovës kane kryer bastisjen e shtëpive ne dy lokacione te ndara, njëra ne fshatin Komogllavë dhe tjera në fshatin Gërlicë.
Sasia e cigareve te konfiskuara ne këto dy lokacione është:
1. 57,880 pako ose ne cope 1,157,600.00
Llojet janë te ndryshme por kryesisht dominonë Kamel, Slims, Prestig, Ronhill dhe lloje të tjera të ndryshme në sasi më të vogla. Vlera e këtyre cigare në tregun kosovar është afro 60.000 Euro.
Gjatë bastisjes nuk ka pasur të arrestuar, hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
