Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

03 July 2009

KONFISKOHEN CIGARE PA BANDEROL NË DISA LOKACIONE

Prishtinë- Me datën 02.07.2009  ekipet anti-kontrabandë të Doganës kanë ushtruar kontroll një lokal në Prishtinë. Njësitë e Doganës  gjatë operacionit të ushtruar në ketë lokal afarist kanë hasur në një sasi  prej 44 boksa të cigareve pa banderola. Në konsultim me Prokurorinë është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e  pronarit dhe aty janë gjetur një sasi alkooli afro 600 litra pa banderola, e gjithë sasia është konfiskuar dhe është vendosur nën mbikëqyrje të Doganës.

Gjithashtu është kontrolluar  garazhi në afërsi me urdhër të Prokurorit dhe është zbuluar një sasi prej 700 boksa të llojeve të ndryshme të cigareve pa banderola të cilat janë konfiskuar.

Po në këtë vend është gjetur një automjet i ngarkuar me cigare, pas kontrollit në veturë kishte një sasi prej 568 boksa të llojeve të ndryshme me banderola mirëpo në brendi të tyre kishte një sasi prej 42 boksave cigare të llojit Drina pa Banderola si dhe produkte tjera pa origjinë.

Pra sasia totale e konfiskimeve në aksionin e djeshëm është:

  • Cigare          1400 boksa
  • Alkool            600 litra

Dogana e Kosovë iu bënë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë raste e dyshimta të kontrabandës në telefonin e sigurt 038 500 095.