
KONFISKOHEN 5KG ARI NË GRACANICË
Lajme
24 August 2009
KONFISKOHEN 5KG ARI NË GRACANICË
Prishtinë 21 Gusht 2009, Rreth orës 11:00, njësitë e Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë një operacion të gjerë në Graqanicë, me qëllim të kontrollit të veprimtarive tregetare që merren me shitëblerje të Arit dhe Argjendit. Gjatë këtij kontrolli Dogana ka ndaluar përkohësisht afro 5kg ari, për të cilën pronarët nuk kishin dëshmi mbi zhdoganimin e këtij malli.
Që nga Qershori 2009 Dogana e Kosovës, ka ndërmarrë aksione në tërë teritorin e Kosovës për kontrollimin e këti lloj biznesi, ku gjatë kësaj periudhe janë ndaluar afro 45kg ari.