
Konfiskimi i mallrave të cilat kanë mbetur pa trajtim
Lajme
28 September 2016
Konfiskimi i mallrave të cilat kanë mbetur pa trajtim
Në doganën e Kosovës ka mallra të cilat kanë mbetur pa trajtim adekuat të pa deklaruara ose mallra që nuk u është dhënë trajtim i lejuar doganor – nuk kanë hyr në procedurë të lejuar doganore brenda afatit ligjor të paraparë sipas KDAK 03/L-109, mallra këto të cilat kanë arritur në doganë përmes postës dhe aeroportit.
Dogana njofton të gjithë pronarët e mallit se në afatin kohorë prej 8 ditëve pune, nga dita e shpalljes së këtij njoftimi, obligoheni të lajmëroheni pranë Zyrës Doganore në Postë dhe Aeroport për ti dhënë trajtim të lejuar doganor mallrave në fjalë dhe atë konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.
Në të kundërtën, në mungesë të një trajtimi të lejuar doganor këto mallra do të konfiskohen nga Dogana e Kosovës.
Dokumentat:
Lista e mallrave per konfiskim lista 2
Baza ligjore: Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109, kapitulli 3 neni 47, dhe kapitulli 4 neni 53 pika 1 si dhe seksioni 2 neni 180.
