Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

24 prill 2009

KONFISKIMI I 8 AUTOMJETEVE

Sot njësit Anti-Kontrabande kane vendosur pika kontrolli ne magjistralet Prishtine – Peje dhe Prishtine – Ferizaj, me ç’rast kanë hasur në tetë automjete që nuk i janë nënshtruar procedurave doganore, këto automjete menjëherë i janë nënshtruar ndalimit të përkohshëm.

Dogana e Kosovës edhe një here paralajmëron të gjithë pronarët se të gjitha automjetet e pa-zhdoganuara me tabela të huaja të përkohshme, tabela tjera të parregullta (falsifikuar) apo pa to, që janë të ekspozuara për shtije apo ndalohen gjatë qarkullimit dhe që janë me të vjetra se tetë vite, do të konfiskohen menjëherë nga Dogana e Kosovës dhe të iniciohet Procedura Penale/Kundërvajtëse pranë Doganës së Kosovës. Kjo masë e ndalimit dhe gjobitjes vlen edhe për automjetet që mund të kenë tabela të huaja të rregullta dhe që ekspozohen për shitje nga pronarët që kanë vendbanimin në Kosovë apo jashtë vendit.

Deri më tani Dogana që nga fillimi i aksionit ka konfiskuar 13 automjete, njësite Anti-kontrabandë edhe ditëve ne vijim do te vazhdojnë kontrollin në regjione tjera te Kosovës, me qëllim te shtimit te mbikëqyrjes doganore për automjetet e pa-zhdoganuara.