Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për Doganën e Kosovës“

Lajme

21 April 2016

Konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për Doganën e Kosovës“

 

Prishtinë 20 prill 2016 – Sot me organizimin e misionit të Binjakëzimit dhe Doganës së Kosovës u organizua konferenca përmbyllëse e projektit “Përkrahje për Doganën e e Kosovës” ku partnerët ishin Dogana e Kosovës, Dogana Italiane dhe ajo Franceze. Konferenca kishte qëllim të përmbledh rezultatet e punës dy vjeçare. Në konferencën përmbyllëse morën pjesë zv. Ministri i Financave Agim Krasniqi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Lulzim Rafuna,  Shkëlqesia e tij z. Andreas Ferrarese Ambasador i Italisë, Shkëlqesia e saj znj. Maryse Daviet Ambasadore e Francës, z. Paolo Lo Surdo, Drejtor Qendror i Drejtorisë së Planifikimit  Strategjik, Financave dhe Sigurisë nga Agjencia Italiane e Doganës dhe e Monopoleve si dhe Sirie Poider nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

Fillimisht zv. Ministri i Financave Agim Krasniqi theksoi se ky projekt është një gur-themel i asistencës së bashkimit evropian me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të legjislacionit dhe politikave dhe procedurave evropiane jam i sigurt që dogana ka arritur këto standarde. Dogana është institucioni kryesor në ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal të Kosovës pasi m përfundimisht më lejoni të falënderoj institucione e BE-së në ndihmë dhënë Kosovës.

 

Nga zyra e BE znj. Poider tha “Roli i doganave është duke ndryshuar edhe në BE pasi Dogana nga një institucion taksa-mbledhës është duke u shndërruar në një institucion të ofrimit të sigurisë së përgjithshme, ky ishte një projekti i suksesshëm por gjithsesi se zyra e BE do të vazhdojë me përkrahjen e saj deri në aderimin në BE.”

 

Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm theksoi ” Projekti i Binjakëzimit ka filluar bashkë me fillimin e reformës se thellë ne Doganën e Kosovës në fillim te vitit 2014 i cili  ka luajtur një rol të madh në procesin e  zhvillimit te reformës dhe modernizimit të mëtejshëm të Doganës së Kosovës, ku fal kësaj reforme Dogana ka arritur performancën më të lartë që nga themelimi i saj. Përveç arritjes së projeksionit në mbledhjen e të hyrave, Dogana në bashkëpunim me Binjakëzimin si dhe EULEX kanë punuar në zhvillimin e procedurave doganore  sipas atyre të BE-së si në luftimin e informalitetit po ashtu edhe në lehtësimin e tregtisë, duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e lartë për ndihmën e ofruar nga BE, Dogana e Kosovës ju siguron që do të jetë e përkushtuar në plotësimin e të gjitha obligimeve  shtetërore por edhe atyre që dalin nga proceset integruese.”

 

Znj. Maryse Daviet Ambasadore e Francës theksoi “Dogana është shtyllë e shtetit në të gjitha vendet ky ishte një partneritet shumë I suksesshëm, Dogana e Kosovës ka dëshmuar se është një institucion  shumë profesional dhe ka aftësi për të ngritur të hyrat. Dogana e Kosovës nën menaxhimin e z. Rafunës është transformuar në mënyre thelbësore duke kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.Ky projekt nuk është bashkëpunim por partneritet në mes të tri vendeve, qeveria ime do të vazhdoi mbështetjen për Kosovën”.

 

Andreas Ferrarese Ambasador i Italisë theksoi “Ky projekt ishte i suksesshëm pasi kishte përkushtim nga Qeveria e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si dhe njëherë bashkëpunim të shkëlqyer në mes Doganës Italiane dhe asaj Franceze. Dogana e Kosovës është  një ndër institucionet më të besueshme të Kosovës pasi siguron 70% të buxhetit shtetëror. Më lejoni të falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e projektit dhe të sigurojë që bashkëpunimi do të vazhdoi”

 

Projekti i Binjakëzimit – Info

Objektivi I përgjithshëm I projektit te binjakëzimit ishte për të fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit ne Kosovë dhe reforma ne administratën publike.

Qëllimet

–          Fuqizoi kapacitetet e Doganës se Kosovës, për te krijuar dhe zbatuar një sistem efektiv, efikas, të drejte dhe transparent te burimeve njerëzore ne mbështetje te reformave dhe procesin e zhvillimit ne përputhshmëri me standardet e BE-se.

–          Fuqizoj sistemin e zbatimit dhe te lehtësimit te tregtisë, menaxhimin e riskut, kontrollës pas-importuese dhe sigurinë e zinxhirit të furnizimit ne luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal, krimit te organizuar dhe falsifikimit.

–          Mbështesë Doganën e Kosovës ne sigurimin e informacionit te shpejte dhe te sigurt dhe te inteligjencës dhe ne menaxhimin e informacionit te strukturuar dhe te pastrukturuar

 

Image-1_69860.jpg