
KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOV
Lajme
24 January 2009
KODI DOGANOR DHE I AKCIZAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOV
Kodi Doganor dhe i Akcizës është zhvilluar duke inkorporuar principet bazike për modernizimin e Administratës doganore prej WCO Konventës ndërkombëtare te njohur si konventa e Kjotosë dhe Marrëveshja e përgjithshëm për tarifa dhe tregti të njohur si GATT. Kodi I doganave dhe Akcizës krijon kushtet për zhvillimin të bizneseve dhe investimeve, gjithashtu ka për qellim mbrojtjen e Ekonomisë në Republikën e Kosovës pa krijuar barriera shtesë administrative.
Në te kaluarën fuqitë e oficereve doganore, te drejtat dhe obligimet e subjekteve kane qene te shpërndara neper shume Rregullore te UNMIK – ut te sjella në kohe te ndryshme, tani shumica e tyre janë përmbledhur dhe janë inkorporuar në Kodin e Doganave dhe Akcizës te Republikës së Kosovës. Te gjitha kompanit janë te obliguar qe Dokumentet doganore ti ruajnë për 5 vite për qellim te kontrollës nga dogana.
Krijimi i lehtësirave për shfrytëzimin e procedurave me ndikim ekonomike dhe stimulim për subjektet e afarizmit te tregtisë se jashtme qe respektojnë dispozita ligjore doganore për shfrytëzim te procedurave te thjeshtësuara.
Dënimet janë me te larta me dispozitat e këtij kodi se qe kane qene me dispozitat e kodit te vjetër Doganor Rregullorja e UNMIK – ut 2004/1, qëllimi I tyre nuk është dënues por edukues dhe janë ne përputhje me objektivat e Dokumentit te Verdhe te Komisionit Evropian për vitin 2009. Kemi dy procedura kundërvajtës
1. procedura e shkurte apo mandatore, dhe
2. procedura e rregullte.
