
KËSHILLI KONSULTATIV PËRCAKTON KRITERET PËR DEPO D
Lajme
14 March 2014
KËSHILLI KONSULTATIV PËRCAKTON KRITERET PËR DEPO D
Prishtinë 13 Mars 2014. – Këshilli Konsultativ për çështje ekonomike i përbërë nga Ministria e Financave, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimor e Kosovës dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike, Odës Ekonomike Amerikane në Kosove dhe Aleancës Kosovare te Biznesit ne takimin e mbajtur te enjten kane aprovuar Kriteret te cilat duhet ti plotësojnë kompanitë për te fituar te drejtën për Depo Doganore.
Me këtë rast u theksua se afati i autorizimeve ekzistuese per depo Doganore skadon me 15 mars dhe te gjitha kompanitë te cilat nuk aplikojnë për autorizim të ri sipas kritereve te propozuara nga Keshilli Konsultativ, me automatizëm e humbin te drejtën e Depos Doganore.
Ne takim u përcaktuan ne detaje kriteret te cilat duhet ti plotësojnë kompanitë për te fituar këtë privilegj dhe u theksua se është ne interes te institucioneve vendore qe te krijojnë kushte sa me te favorshme për kompanitë te cilat me punën dhe angazhimin e tyre ne respektimin e ligjeve e meritojnë një privilegj (lehtesire ekonomike) te tille.
Ne mbledhje u theksua se ekonomisë se Kosovës do ti ndihmohet duke respektuar sundimin e ligjit dhe praktikat me te mira, kompanive te tilla do te ju mundësohen privilegje ligjore, ndërsa ne te njëjtën kohe atyre kompanive qe punojnë ne kundërshtim me ligjet duhet pamundësuar një sjellje e tille.
Me këtë rast edhe gjate përcaktimit te kritereve për marrjen e licencave për depo Doganore u theksua se duhet respektuar propozimet e komunitetit te biznesit te cilat nuk bien ndesh me ligjet ne fuqi.
Zëvendës ministri i financave, Naim Fetahu me këtë rast theksoi se Këshilli Konsultativ gjithnjë e më shumë po të shndërrohet në vend ku do po shqyrtohen shqetësimet e komunitetit te biznesit dhe ku do te propozohen zgjidhje për kërkesat e tyre te arsyeshme.
Përfaqësuesit e Odes Ekonomike te Kosovës, Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove dhe
Aleancës Kosovare te Biznesit, siç u vlerësua ne mbledhje kane dhënë kontribut te rëndësishëm ne përcaktimin e kritereve për licencimin e depove doganore dhe kjo është vlerësuar si shembull i mire sesi duhet te punohet dhe komunikohet me transparencë ne adresimin e shqetësimeve te bizneseve.
Ndryshe Këshilli Konsultativ i formuar me vendimin e ministrit te financave ka për detyre primare qe te shqyrton te gjitha çështjet e rëndësishme për krijimin e kushteve sa me te mira për te bërit biznes nga prizmi i Doganës dhe ATK-së dhe qe me propozimet dhe me sugjerimet e veta ti ndihmoj institucionet vendore ne krijimin e kushteve sa me te mira për veprimtarinë ekonomike ne Kosove.