Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

21 nntor 2014

Kapet alkool i kontrabanduar

Ferizaj 20 Nëntor 2014 – Oficerët e Doganës së Kosovës kanë arritur të gjejnë mallra të kontrabanduara në qytetin e Shtërpcës.
Pas marrjes së një informate anonime e cila është dhënë përmes një thirrjes në 0800 50 095 ku një qytetar ka shprehur dyshimet për mallra të kontrabanduara oficerët doganor kanë dal në vendim e ngjarjes dhe kanë ndalur për kontroll automjetin e dyshimtë. Automjeti i tipit Opel, ngjyrë e gjelbër me targa të republikës së Kosovës barte mallra të kontrabanduara si dhe pas verifikimit automjeti në fjalë gjithashtu nuk ishte I doganuar dhe mbante targa të automjetit tjetër pra kishte regjistrim të falsifikuar. Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar dhe është iniciuar procesi për kundërvajtje ndaj vozitësit.

Meqenëse automjeti në fjalë është ndaluar pranë një dyqani në qytezën e Shtërpcës oficerët doganor menjëherë kanë ushtruar edhe kontroll në këtë kompani. Gjatë realizimit të kontrollës në lokalet e kompanisë nuk janë gjetur mallra të pa zhdoganuara. Megjithatë pas realizimit të kontrollës brenda, oficerët kanë arritur të gjejnë hyrjen për bodrum e cila ishte e bllokuar. Pas kontrollit të bodrumit kemi hasur në mall I cili ishte kontrabanduar respektivisht mbi 300 litra pije të ndryshme alkoholike të cilat kishin arritur të kontrabandohen. Dogana ka konfiskuar të gjithë sasinë si dhe ka iniciuar procesin kundërvajtës për të dyshuarit. Gjithashtu kanë filluar edhe hetime lidhur me mënyrën e kontrabandimit të këtyre mallrave.

Dogana falënderon publikisht thirrësin anonim i cili dha informatën për këtë rast, gjithashtu fton qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095.

20141119_125454_20141119_203033_967722.jpg