
Kapen rreth 8 kg substancë narkotike
Lajme
01 March 2021
Kapen rreth 8 kg substancë narkotike
Prizren 1 mars 2021, Njësitë e Doganës dje pasdite në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në sasi prej 7.8 kilogram.
Dje rreth orës 16:20 në PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar.
Pasi që është selektuar nga ana e zyrtarëve të Doganës, është ndërmarrë kontrolla në vijën e dytë dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur në substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7.8 kg.
Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia.
