Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

26 July 2019

Kapen rreth 55 kilogram lëndë narkotike

 

Vërmicë 26 korrik 2019, mbrëmë oficerët doganor kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikëkalimit të Vërmicës.

Në orët e mbrëmjes në pikë-kalimin e Vërmicës ka arritur një automjet i llojit Opel Meriva me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas Shqiptar. Pas profilizimit nga oficerët doganor automjeti është ndaluar për kontroll të dyfishtë.

Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontroll e përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Njësitin Antikontrabande ku gjatë kontrollës është dyshuar se automjeti në fjalë ka dysheme te dyfishte ne te cilën mund te kishte mallra te ndaluar. Pas hapjes së dyshemesë janë hasur 53 paketime të substancës narkotike të dyshuar marihuanë (29 paketime marihuanë dhe 24 paketime marihuane “çokollatë“).

Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit  është 54 kg e 963.24 gr.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tutje tek policia e Kosovës.

 

IMG_1628