Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

22 June 2016

Kapen në Vërmicë mbi 10 kg substancë narkotike

 

Prishtinë 22 qershor 2016 – njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Vërmicës arritën të kapin mbi 10 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

Mbrëmë rreth orës 23:50 është ndalur për kontrollë  në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit OPEL me targa të Kosovës që drejtohej nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike. Sasia e lëndës narkotike ishte 10300 gram (10 kilogram e 300 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në disa pozicione në automjet, më saktësisht në bagazh në vendin e gomës rezervë (13 paketime), në anën e majtë të bagazhit (3 paketime), përpara në motor tek filtri i ajrit (2 paketime) dhe afër xhamit të parë tek hapësira për ventilim (3 paketime), pra gjithsejtë 21 paketime. Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjell tek Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit janë shfrytëzuar pajisjet e dhuruara nga Qeveria amerikane përmes programit EXBS-i, të cilat mundësuan zbulimin e shpejt të këtij rasti.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

 

IMG_8086_704761.JPG