Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

16 October 2018

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Prishtine 16 tetor 2018, – oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste të ndara. Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur sasi e konsiderueshme e impianteve dentare. Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë identifikuar një automjet të dyshimtë me targa të Shqipërisë. Pas ndaljes dhe selektimit për kontroll detal oficerët doganor kanë gjetur në pjesën e ulëseve te pasme, mallrat si në vijim:

1.Impiante dentare “Duravit Evolution”

2.Impiante dentare “Duravit 3 P”

3.Kocka dentare “Novocor plus”

Sasia totale ishte mbi 100 copë. Personi përgjegjës nga Rebublika e Shqiperisë është proceduar për kundërvatje doganore.

 

Derisa në Dheun e Bardhë oficerët doganor gjatë kontrollës së automjeteve në hyrje kanë ndaluar një person me tabela të republikës së Serbisë, pas pyetjes së oficereve doganor se nëse ka për të deklaruar pala është përgjigjur Jo. Oficerët doganor gjatë kontrollës në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrikave dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët doganor. Së bashku me oficerët e policisë është arritur të identifikohet personi ku pas ndaljes janë gjetur edhe barnat e fshehura në afërsi të një pompe benzine. Rasti është proceduar në prokurori.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

IMG-329932a6e19e34fedbd1018be208c293-V