Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

25 April 2022

Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontabanduar

Prishtinë, 25 prill 2022. Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar pë posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me këtë rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.  

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

vaj motorik 3